(Albanian) Trajneri De Biazi flet për mediat
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi, flet në konferencë shtypi përpara mediave në lidhje me grumbullimin e afërt të skuadrës kombëtare dhe tre ndeshjet miqësore që ajo do të zhvillojë në fundin e muajit maj dhe në fillimin e qershorit. Fillimisht trajneri ka falenderuar të gjithë futbollistët, që megjithëse kanë mbyllur sezone të gjata dhe të lodhshme në kampionatet që debutojnë, kanë pranuar ftesën për të kontribuar në këto miqësore. Pastaj, ai ka folur në lidhje me problematikën që ka ky grumbullim, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme të disa futbollistëve, që do të krijojnë edhe boshllëqe në grup. Trajneri i vlerësoi miqësoret, si një mundësi për të provuar edhe alternative të tjera të grupit, të cilat mund të rezultojnë të nevojshme në ecurinë e Eliminatoreve. Ai foli edhe për takimin, që ka patur të dielën me trajnerin e përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku, ku të dy teknikët kanë diskutuar dhe kanë rënë dakort për shumë gjëra, që kanë lidhje me të ardhmen e të dyja skuadrave dhe bashkëpunimin bilateral.
Më pas, trajneri i Shqipërisë, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp.
Fonte: fshf.org